Fjalë Kyçe

Sllovenia fillon përdorimin e një ilaçi të ri kundër COVID-19

Sllovenia fillon përdorimin e një ilaçi të ri kundër COVID-19

Sllovenia ka filluar të përdorë trajtimin me antitrupa monoklonalë për disa pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental, të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, si pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, shkruan agjencia sllovene e lajmeve STA.

Ilaçi aktualisht është i licencuar nga Agjencia Sllovene e Barnave dhe u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të koronavirusit.

Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi antitrupash monoklonalë, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.

Zyrtarët e Ministrisë së Sllovenisë biseduan me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer për përdorimin e trajtimit të tyre me antitrupat monoklonalë në zhvillim./euronews