Fjalë Kyçe

A do të jetë kjo skuadra e re e Mario Balotellit?

A do të jetë kjo skuadra e re e Mario Balotellit?

Mario Balotelli mund të rikthehet në Premierligë.

Sulmuesi italian i cili është pa skuadër këtë verë pas largimit nga Marseille, mund të rikthehet në kampionatin anglez të futbollit.

Sipas ‘Tuttosport’, ish sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, i është propozuar West Hamit.

Balotelli te West Ham do të zëvendësonte Marko Arnautovic, që është transferuar në Kinë.

Interesim për Balotellin ka edhe në Serie A, ku po kërkohet nga Brescia dhe Parma.