Fjalë Kyçe

A do të vazhdojë Coutinho në Barcelonë?

A do të vazhdojë Coutinho në Barcelonë?

Barcelona duket se është e vendosur që të mos dorëzohet në Philippe Coutinhon.

Braziliani Coutinho ka pasur një rënie në formë gjatë javëve të fundit, dhe si pasojë kanë filluar të rriten zëra për një largim të mundshëm të tij nga ‘Camp Nou’.

Manchester United dhe Chelsea ishin skuadrat që mbushën këto zëra, me interesimin e shfaqur për numrin 7-të të Barcelonës.

Por, së fundmi ishte Guillermo Amor nga kryesia e Barcelonës i cili bëri të ditur se skuadra nuk do të dorëzohet në brazilianin.

“Në fillim ishim të kënaqur dhe të lumtur me Coutinhon. Ne duhet t’i japim shanse atij dhe ai do t’i shfrytëzoj ato. Ai rrezikon, ai provon” ka thënë fillimisht Amor për ‘SPORT’, transmeton lajmi.net.

“Është një ndjesi sikur të gjithë po shohin se çfarë ai bën. Por, ne besojmë se ai do të vazhdojë përpara” ka thënë ndër të tjerash.

Gjiganti katalan investoi shumë për shërbimet e Philippe Coutinho, të cilin e transferoi nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar dimëror, në vitin 2018.