Fjalë Kyçe

Ancelotti tregon nëse Zidane do të dështoj te Reali

Ancelotti tregon nëse Zidane do të dështoj te Reali

Trajneri i njohur italian është rikthyer për të folur për rikthimin e Zinedine Zidane te skuadra e Real Madridit, shkruan Gazeta Alo.

“Zidane kthehet me vetëdije dhe unë nuk shoh ndonjë rrezik të afërt për të. Askush nuk mund ta bëjë atë përgjegjës për ndonjë gjë, bazuar në rezultatet e pjesës së mbetur të sezonit,

Do të jetë i qetë për disa muaj dhe ky është një aspekt i rëndësishëm. Është një situatë kaq e rrallë, që nuk duhet të ngutesh në futboll. Ishte ide e mirë rikthimi i tij te Real Madridi që tani, sepse ka kohë të vlefshme për vëzhgim.

Ka një shans të madh për të analizuar dhe përgatitur sezonin e ardhshëm. Unë do të thoja se Zidane dhe Reali janë si “martesa e përsosur”, ato janë bërë për njëri-tjetrin, prandaj jam i sigurt se do të funksionojnë përsëri”, ka deklaruar Carlo Ancelotti për “France Football”. /Gazeta Alo