Fjalë Kyçe

Anglisë i mungojnë dy super lojtarë ndaj Kosovës

Anglisë i mungojnë dy super lojtarë ndaj Kosovës

Dy superlojtarët e Anglisë, Henderson dhe Gomez, nuk do të jenë në Prishtinë që ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Kosovës.

Kapiteni i Liverpoolit Henderson, sipas SkySports, është i sëmur nga gripi qe një kohë, e ende nuk është shëruar.

Ndërsa Gomezi ka pësuar një lëndim në këmbë, pasi është përplasur gjatë stërvitjeve me Kieran Trippier të premten, ndërsa shpresonte që do të shërohej nga lëndimi, ai ka munguar në stërvitjen me kombëtaren pasi nuk është shëruar ende.

Këta dy lojtarë tani janë kthyer te Liverpooli, pasi që të dy janë pjesë e këtij ekipi ndërkohë ekipi anglez në krye me Gareth Southgate do të mbërrijnë në Kosovë sot, në orën 18:30.

Ndërkaq ndeshja zhvillohet nesër në ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’.