Fjalë Kyçe

Ardhja e Luiz, lajm i keq për Mustafin – largohet nga Arsenal

Ardhja e Luiz, lajm i keq për Mustafin – largohet nga Arsenal

Arsenal do të lejojë Shkodran Mustafin të largohet pasi të finalizojnë një marrëveshje me David Luiz, sipas raportimeve të fundit.

Braziliani pritet të përfundojë një transferim sensacional në Londër, pasi nuk doli fare në stërvitje me Chelsean gjatë ditës së djeshme.

Trajneri Unai Emery ka qenë pas një mbrojtësi të ri qendror që pas largimit të Laurent Koscielny, përcjell lajmi.net.

Por kjo nuk do ta pengojë klubin për ta shitur Mustafin nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme.

Reprezentuesi gjerman ka qenë larg pritshmërive që nga kalimi i tij nga Valencia në vitin 2016.

Ai ishte fajtori kryesor në sezonin e fundit të ‘Gunners’ që pësuan më shumë gola se Wolves, Everton, Leicester dhe Newcastle.

Sipas Sky Sports, Mustafi mund të largohet nga klubi ose përgjithmonë ose si huazim dhe ka të ngjarë të jetë në një klub të Ligue 1, që mund të jetë Monaco.