Fjalë Kyçe

Bayern në sulm tek Atletico Madridin, e do Griezmannin

Bayern në sulm tek Atletico Madridin,  e do Griezmannin

Atletico Madrid verën që vjen do të përballet me një tjetër betejë për të mbajtur Antoine Griezmann.

Madrilenët verën e kaluar fituan betejën kundër Barcelonës, duke e mbajtur në skuadër yllin francez.

“Corriere dello Sport” shkruan se krerët e Bayern janë duke u përgatitur që të hedhën në sulm për të gjetur pasuesin e Arjen Robben, i cili në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga ‘Alianz Arena’.

“Bavarezët” e kanë vënë në shënjestër Griezmannin si zëvendësues te mundshëm të veteranit holandez.

Gjatë kësaj javë, kreu i Bayernit, Uli Hoeness tha se “klubi i tij është i gatshëm të paguajnë para të mëdha për një lojtarë të madh”.