Fjalë Kyçe

Besim Hasani, ka pritur sot përfaqësuesit e “Kosova Trail Running Association (KTRA)”

Besim Hasani, ka pritur sot përfaqësuesit e “Kosova Trail Running Association (KTRA)”

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot përfaqësuesit e “Kosova Trail Running Association (KTRA)”, Krenar Cela, Elida O’Connor dhe Arten Bajrushi, në prag të garës së parë ndërkombëtare të vrapimit malor, “Gërmia Ultra Trail”.

Presidenti Hasani i përgëzoi përfaqësuesit e KTRA-s për idenë e kësaj gare, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë që KOK t’ju ndihmojë në forma të ndryshme, për çka mysafirët u shprehën mirënjohës dhe falënderues.

Gara do të mbahet më 9 qershor 2019 në malet e Parkut Gërmia në Prishtinë. /Gazeta Alo