Fjalë Kyçe

Besmir Bojku flet për përballjen, Feronikeli – The New Saints

Besmir Bojku flet për përballjen, Feronikeli – The New Saints

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Feronikeli të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e pret në ndeshjen e kthimit skuadrën e TNS.

I transferuari këtë edicion te skuadra Kampione, mesfushori Besmir Bojku ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, para kësaj sfide tejet të rëndësishme.

“Sigurisht do të jetë ndeshje e vështirë por mendoj se ne kemi pak përparsi pasi luajm në shtëpi. Do të kemi përkrahjen e publikut, mendoj se nuancat do e vendosin fituesin”, ka deklaruar Besmir Bojku.

Feronikelit – The New Saints luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Kujtojmë që takimi i parë, i zhvilluar në Wales, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.