Fjalë Kyçe

Bonucci zbulon se çfarë ndodhi gjatë zënkës mes tij, Higuainit dhe gjyqtarit

Bonucci zbulon se çfarë ndodhi gjatë zënkës mes tij, Higuainit dhe gjyqtarit

Finalja e superkupës mes Milanit dhe Juventus-it u mbyll në shifrat 1-0 dhe me tension, teksa Gonzalo Higuain u konfliktua me arbitrin e ndeshjes Banti.

Menjëherë për të “qetësuar gjakrat” kanë ndërhyrë shokët e tij te Milani, por është parë të vrapojë drejt tij edhe mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonucci.

Shumë menduan se ata ishin zënë e kishin diçka personale mes tyre, por vetë lojtari ka treguar se nuk është e vërtetë kjo, madje ka justifikuar sjelljen e sulmuesit të Milan duke theksuar që ai ishte i shqetësuar për çka ndodhi në fushë.

“Higuain? Ne nuk jemi zënë. Ai ishte i shqetësuar me mënyrën e gjykimit dhe unë shkova ta qetësoja. Ishte i nxehur, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë.”