Fjalë Kyçe

Chelsea-Manchester City, kjo skuadër e fiton kryederbin anglez

Chelsea-Manchester City, kjo skuadër e fiton kryederbin anglez

Kryederbi anglez i kësaj fundjave mes Chelseas dhe Manchester Cityt, është mbyllur me fitoren e londinezëve, me rezultat 2-0, sfidë kjo e zhvilluar sonte në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit anglez, transmeton Gazeta Alo.

Skuadra e Pep Guardiolas bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë, derisa nikoqirët në minutën e 45-të përmes N’Kante kaluan në epërsi prej 1-0.

Edhe fraksioni i dytë, ka dhënë lojë mjaft të mirë, sidomos fillimi kësaj pjesë, foli për Chelsean, e cila rrezikoi disa herë portën e skuadrës udhëtuese.

Mirëpo, David Luiz (78’) i dha goditjen e nokautit “qytetarëve”, duke ia siguruar pikët e plota skuadrës së Sarrit. Kjo është disfata e parë e Manchester Cityt këtë sezon të garave.

Pas kësaj humbje, City bie në vendin e dytë me 41 pikë, një më pak se Liverpooli që kryeson Premier Leaguen, kurse, Chelsea ngjitët në pozitën e tretë me 34 pikë, aq sa ka edhe Arsenali. /Gazeta Alo/