Fjalë Kyçe

Djali i Arkanit tha se do ta vras në ring, përgjigjet Mazrekaj

Djali i Arkanit tha se do ta vras në ring, përgjigjet Mazrekaj

Djali i kriminelit serb, Arkan, boksieri Velko Razhnatoviq nuk ka lënë rast pa kërcënuar boksierin kosovar Petrit Mazrekaj.

Së fundmi këtë e ka bërë edhe në një emision televiziv, për çka Reporteri shkroi më herët.

Ai ka thënë se do të donte që meçi të zhvillohej, dhe se nëse vjen deri te kjo, do ta vrasë boksierin kosovar, në ring.

“E them haptazi, atë nuk e dua dhe do të shkoj ta vras në ring, nëse mundem. Ta keni të sigurt. Ai ka një kohë të gjatë që po më acaron, dhe këtë nuk e shoh më vetëm nga ana sportive, më duhet ta them këtë në televizion. Me gjithë qejf do të doja ta pranojë atë meç”, është shprehur Velko.

Brand
LAJMESPORTROZËEKONOMINDËRKOMBËTAREJETË

Ai i tha se do ta vras, boksieri shqiptar i kundërpërgjigjet djalit të Arkanit: Do ta bëj më zi se ‘tomahowkat’ e NATO’s
16/07/2019 | 16:23
Ai i tha se do ta vras, boksieri shqiptar i kundërpërgjigjet djalit të Arkanit: Do ta bëj më zi se ‘tomahowkat’ e NATO’s

Boksieri shqiptar, Petrit Mazrekaj, i është kundërpërgjigjur djalit të kriminelit serb, Zheljko Raznatovic, i njohur si Arkani, transmeton Gazeta Metro.

Veljko Raznatovic, i biri i kriminelit të vdekur serb dhe i këngëtares serbe, Ceca, së fundmi në një emision televeziv ai kishte deklaruar se do ta vras në ring.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe boksieri shqiptar i është kundërpërgjigjur Veljkos, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Boksieri nga Deçani ka thënë se atij do t’ia pamundësojë daljen në ring përsëri dhe se do ta shkatërrojë me boksa, më zi se sa ‘tomahowkat’ e NATO’s.

Postimi i tij(pa ndërhyrje): “Epilogu i krimineleve qe vrasin, tashme eshte i qarte. Arkani dhe paramilitaret e tij jane perzene nga Kosova si humbes te flliqur, duke ia pamundesu me bo krime te tjera. Ndersa djalit te tij, do t’ia pamundesoje qe me dale ne ring perseri. Do ta shkaterroje boksa, me zi se sa tomahowkat e NATO-se. Shqipet fluturojne larte!” – ka shkruar Mazrekaj.