Fjalë Kyçe

Ekipi i Januzajt barazon me Barcelonën, ja notat e lojëtarëve

Ekipi i Januzajt barazon me Barcelonën, ja notat e lojëtarëve

Barcelona ka lëshuar mundësi ideale në udhëtim te Real Sociedadi duke barazuar me rezultat 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në La Liga.

Gjiganti katalunas ka dështuar të mbaj distancën prej tri pikëve ndaj rivalëve të urryer të Real Madridit, një javë para El Clasicos së parë të sezonit.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mikel Oyarzabal (12′) dhe Alexander Isak (62′) për vendasit, ndërsa Antoine Griezmann (38′) dhe Luis Suarez (49′) për Barçën.
Nota më e lartë në këtë takim shko për dyshen e Barcelonës, Suarez dhe Gerard Pique të cilët u vlerësuan me 8.0.

Në anën tjetër nota më e ulët shkoi për Portu dhe Willian Jose që u notuan me notë 6.0.

Për rreth 30 minuta në këtë takim luajti edhe ylli shqiptar, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.1.