Fjalë Kyçe

‘El Clasico’ jashtë fushave të blerta, Fabian Ruiz targeti i Barcës dhe Real Madridit

‘El Clasico’ jashtë fushave të blerta, Fabian Ruiz targeti i Barcës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madrid do të kenë një luftë jashtë fushave të blerta.

Ylli i Napolit dhe kombëtares së Spanjës, Fabian Ruiz, është lojtari që do t’i vë në duel direkt Barcelonën dhe Real Madridin.

23 vjeçari ka pasur paraqitje fenomenale si me skuadrën e Napoli, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës U21.

Paraqitjet e tij kanë bërë që të dy gjigantët e La Liga të vihen në ndjekje të tij, transmeton lajmi.net.

Spanjolli ka avancuar shumë si lojtar që kur iu bashkua Napolit, nga Real Betis, për shumën e 30 milionë eurove asokohe.

Napoli po mendon për një rinovim kontrate me spanjollin dhe synon t’i vendos klauzolë prej 100 milionë eurove.

Kjo shifër do t’i vështirësonte shumë punët për transferimin e tij, mirëpo Barca dhe Reali janë të vendosura të zhvillojnë betejë të ashpër në merkato, për yllin e Napolit.