Fjalë Kyçe

“Faji është i të gjithëve që nuk shënojmë, jo vetëm i Higuainit”

“Faji është i të gjithëve që nuk shënojmë, jo vetëm i Higuainit”

Futbollisti i AC Milanit, Romagnoli ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij, Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas është duke u kritikuar mjaft shumë për mungesën e golave këtë sezon të garave tek “Rossonerët”.

Higuain, i cili verën e kaluar iu bashkua Milanit nga Juventusi në formë huazimi, akoma nuk ka gjetur formën e tij më të mirë tek milanistët.

Por, Romagnoli mendon se mungesa e golave tek Milani nuk është faji vetëm i Higuainit, por sipas tij, faji është i gjithë skuadrës.

“Higuain? Është faji i të gjithëve që nuk shënojmë jo vetëm i tij”, tha Romagnoli.