Fjalë Kyçe

Federata e Badmintonit të Kosovës, bëhet anëtarja e 192-të e Federatës Botërore të Badmintonit

Federata e Badmintonit të Kosovës, bëhet anëtarja e 192-të e Federatës Botërore të Badmintonit

Federata e Badmintonit të Kosovës (FBK) ka kryer me sukses procesin e ndërkombëtarizimit.

Pas vetëm disa muajsh themelimi, kjo federatë sot u pranua me të drejta të plota në Federatën Botërore të Badmintonit (WBF).

FBK u bë anëtarja e 192-të e WBF-së. Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Badmintonit, të mbajtur sot në Nanjing të Kinës.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon komunitetin e badmintonit, sportistët e së cilës tani e tutje mund ta sfidojnë vetën edhe në arenën ndërkombëtare. /Gazeta Alo