Fjalë Kyçe

Fenerbahçe dërgoi agjentin e saj për të parë lojën e Hadërgjonajt në Prishtinë

Fenerbahçe dërgoi agjentin e saj për të parë lojën e Hadërgjonajt në Prishtinë

Mbrojtësi i krahut Florent Hadergjonaj, po flitet që të jetë një nga transferimet e mundshme të Fenerbahces. Ka qenë fillimisht Telegrafi që ka njoftuar se legjenda e klubit, Volkan Demirel, ka qenë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ta përcejlle nga afër lojtarin e Kosovës.

Pastaj ishin mediat turke që e konfirmuar pëlqimin e klubit turk për lojtarin. Tani mediat britanike, shkruajnë se Fenerbahce e ka seriozisht për Florent Hadergjonaj, që e shohin si zëvendësues të Mauricio Islas, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të sezonit.

Lojtarit të Huddersfield në Angli, kontrata do t’i përfundojë në vitin 2021, por vetë lojtari kërkon nga klubi që ta shesë, pas takimit me klubin turk.

Lojtari 25-vjeçar këtë sezon në Championship ka pasur tetë paraqitje, duke bërë një asistim.