Fjalë Kyçe

Feronikeli, Prishtina apo Llapi? Zekirija Ramadani tregon se cili ekip do të dalë kampion!

Feronikeli, Prishtina apo Llapi? Zekirija Ramadani tregon se cili ekip do të dalë kampion!

Feronikeli i Zekirija Ramadanit është shfryrë në KEK-un e vendit të fundit, teksa në “Agron Rama” të Obiliqit triumfoi e rezultat bindës (0-4).

Ramadani deklaroi se fitorja nuk ishte edhe aq e lehtë sa duket rezultati në plan të parë.

“Arritëm objektivin për çka kishim ardhur. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe fitoren. Në plan të parë mund të duket se ishte një fitore e lehtë, por ne u munduam mjaft shumë për të arritur deri këtu. Erdhën edhe penaltitë, të cilat na kanë munguar deri në këtë ndeshje, por e rëndësishme ishte fitorja për ta vazhduar luftën për titullin kampion”, potencoi Ramadani.

Tekniku i Feronikelit thekson se në fund do të bëhet kampion ai ekip i cili gabon më pak deri në fundin e kampionatit.

“Kampion do të del ai ekip që gabon më së paku. Shpresoj që gabimet ti kemi përfunduar ndaj Flamurtarit (0-0) dhe Ferizajt (1-2). Do jetë një luftë e madhe deri në fund, pasi që janë tri skuadra. Për tu shpallu kampion ekipet duhet ti fitojnë të gjitha ndeshjet. Për ti fituar Prishtina të gjitha ndeshjet duhet të përballet edhe me ne edhe me Llapin, ndaj do të shohim pasi që me të vërtetë është një kampionat interesant”, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Feronikelit.

“Industrialistët” kanë rikthyer pozitën e parë me 65 pikë.