Fjalë Kyçe

Filloi kursi për Licencën C për portierë

Filloi kursi për Licencën C për portierë

Në kuadër të programit Grassroots, sot, në hotel ‘Onix’ në Banjën e Pejës, ka filluar kursi për Licencën C për portierë.

Në këtë kurs po marrin pjesë 24 trajnerë, të cilët gjatë 5 ditëve sa do të zgjasë ky kurs do të ndjekin mësimet teorike dhe praktike nga ligjëruesi gjerman, David Wetzel.

Në hapje të këtij kursi pjesëmarrësit i ka përshëndetur nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, i cili uroi trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi se ndër prioritetet kryesore të shtëpisë së futbollit të Kosovës është ngritja profesionale e kuadrove nëpërmjet trajnimeve dhe kurseve të tilla në partneritet me UEFA-n.

Të pranishëm në hapjen e kursit ishin edhe drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxherja e Grassroots, Sanije Krasniqi./Gazeta Alo