Fjalë Kyçe

Gafa e Guardiolës, harron cilin ekip e drejton

Gafa e Guardiolës, harron cilin ekip e drejton

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mbeti i turpëruar pasi që e harroi se cilin klub e drejton, pas fitoren kundër Burnleyt.

Manchester City e zvogëloi epërsinë e Liverpoolit në kreun e tabelës së Premierligës në tetë pikë, pas një fitoreje mbresëlënëse në Turf Moor, transmeton Gazeta Express.

Gabriel Jesus shënoi dy herë për kampionin në fuqi të Premierligës, ndërsa golin e gjetën edhe Riyad Mahrez dhe Rodri.

Goli i bukur i Rodrit ishte vetëm i dyti për të në karrierën me Manchester Cityn, pasi transferimit të 23-vjeçarit nga Atletico Madridi.

Pas ndeshjes, Guardiola u pyet për paraqitjet e spanjollit në sezonin e tij debutues, mirëpo lëvdatat e trajnerit për futbollistin mbetën në harresë, pasi që Guardiola e ngatërroi emrin e klubit të cilin e drejton.

“Ai është përshtatur me ligën në mënyrë të përsosur. Mendoj se Bayern Munichu… Bayern… Manchester City e ka blerë…. Bayern Munich? Çfarë dreqin? Nuk e di çfarë po mendoja! Mendoj se Manchester City e ka blerë një lojtar të mrekullueshëm për vitet e ardhshme”.

Gafa e Guardiolës vjen mes spekulimeve se ai do të kthehet në postin e trajnerit të Bayern Munichut, ku kishte kaluar tre vjet, para se t’i bashkohej Manchester Cityt.