Fjalë Kyçe

Gani Sejdiu iu gëzua edhe humbjes së Flamurtarit!

Gani Sejdiu iu gëzua edhe humbjes së Flamurtarit!

Gani Sejdiu nuk ka arritur as në ndeshjen e tij të dytë si trajner i Ballkanit që të fitojë.

Ballkani është ndalur me barazim pa gola në Prizren ndaj Lirisë.

Sejdiu theksoi se kishin ardhur për të fituar, por barazimi në fund ishte rezultat real.

“Ne kishim ardhur për ta fituar ndeshjen dhe pse çdo takim është i vështirë. E kemi ditur se Liria ka ekip të mirë sidomos në pjesën ofensive. Pavarësisht kësaj, objektivin e kishim që të fitojmë dhe kjo u vërejt nga fillimi. Megjithatë, pavarësisht disa rasteve nuk arritëm të shënojmë”, pohoi Sejdiu për SuperSport.

“Mendoj se barazimi është rezultat real duke parë edhe dëshirën dhe nevojën e Lirisë për pikë”.

Sejdiu thotë se Ferizaj u bëri një shërbim të vogël, duke e mposhtur Flamurtarin.

“Me humbjen e Flamurtarit ne jemi ngritur dhe tashmë kemi ndeshje direkte me Ferizajn dhe në rast fitorje rriten gjasat për t’i ikur barazhit”, përfundoi Sejdiu.

Ballkani do të tentojë t’i ikë barazhit deri në fund, teksa ndodhet vetëm një pikë larg kësaj zone.