Fjalë Kyçe

Granit Xhaka flet për ndeshjen Angli – Kosovë, zbulon se a do të jetë prezent

Granit Xhaka flet për ndeshjen Angli – Kosovë, zbulon se a do të jetë prezent

Super ylli shqiptar, Granit Xhaka ka deklaruar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, për ta mbështetur përfaqësuesen e Kosovës.

Xhaka po qëndron në Prishtinë këto ditë dhe sot do të jetë prezent në ndeshjen e “Yjeve” kundër skuadrës së Milot Rashicës. Kjo ndeshje organizohet nga komuna e Prishtinës.

Ylli i Arsenalit ka treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit.

“Pushimet e parë i bëjë në Prishtinë me familje, ndihem shumë mirë kur vij këtu kam shumë shoqëri”.

“Unë besoj se Miloti ka pasur një sezon fantastik me Werderin, me gola dhe asistime. Edhe në lojën e fundit me Kosovën ka shkëlqyer. Do të jem prezent në Angli për ta shikuar ndeshjen Angli – Kosovë, shanset janë shumë të mira shpresoj të ia arrijnë qëllimit”.

“Ka qenë shumë vështirë kur kemi luajtur kundër Shqipërisë, në veçanti kundër vëllait tënd por me Kosovën do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Xhaka.