Fjalë Kyçe

I ndodh Llapit, lojtari i konfirmuar largohet nga skuadra

I ndodh Llapit, lojtari i konfirmuar largohet nga skuadra

Ditë më parë skuadra e Llapit kishte bërë zyrtare se Elgant Haxho
do të qendrojë edhe për një vit te skuadra llapjane, shkruan Gazeta Alo.

Por ditën e sotme portieri me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kjo marrëveshje nuk është arritur në tërsi për shkak të disa detajeve.

Më posht njoftimi nga Haxho:

Ju njoftoj nepermjet ketij postimi se prej dites se sotme nuk do jem me pjese e LLAPI-T, edhe pse kishim nje marrveshje verbale, ajo nuk u dakordua deri ne fund tek firma ne kontrate,pas pritjes nga ana ime per te pasur kontraten te detajuar, gje e cila nuk erdhi ne adresen time e ndjeva te domosdoshme te beja kete njoftim, dhe pse i veshtire.

Falenderoj perzemersisht tifogrupin “Legjendat”, tifozet llapjan qe na kane mbeshtetur, gjithashtu dhe gjithe bashklojtaret per perkrahjen gjate ketij viti. Gjithashtu faleminderit drejtuesve, zyrtareve te klubit dhe gjithe shtabit teknik per bashkpunimin.