Fjalë Kyçe

Ibrahimoviq konsideron ofertën e AC Milan

Ibrahimoviq konsideron ofertën e AC Milan

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, është vënë në shënjestrën e disa prej skuadrave të mëdha europiane.

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra italiane AC Milan është duke e kryesuar garën për t’i siguruar shërbimet e futbollistit 38 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht kuqezinjtë kanë propozuar një kontratë gjashtë mujore për futbollistin në fjalë me mundësi vazhdimi dhe ky i fundit është duke e konsideruar ofertën.