Fjalë Kyçe

ICC, Arsenali fiton në fund ndaj Bayernit

ICC, Arsenali fiton në fund ndaj Bayernit

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë International Champions Cup, pasi ka mposhtur Bayernit 2-1.

Turneu veror i cili mbahet tash e çdo vit në disa prej vendeve të botës, ka zgjuar interesim të madh për shkak të pjesëmarrjes së top-skuadrave evropiane.

‘Topçinjët’ arritën fitoren në ndeshjen e parë ndaj ekipit të Niko Kovac dhe të tre golat u shënuan gjatë gjysmës së dytë, transmeton lajmi.net.

Arsenal kaloi në epërsi falë autogolit të 17-vjeçarit Louis Poznanski (49’), ndërsa rezultati u baraspeshua me anë të sulmuesit Robert Lewandowski (71’).

Fitoren ekipit të Emeryt ia siguroi Edward Nketiah (88’) dy minuta para fundit.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është ndaj Fiorentinës, kurse ‘Bavarezët’ përballen me Real Madridin.