Fjalë Kyçe

Jovic përkrah menaxherit shqiptar prezantohet te Real Madridi (FOTO)

Jovic përkrah menaxherit shqiptar prezantohet te Real Madridi (FOTO)

Luka Jovic është prezantuar si futbollisti më i ri i Real Madridit.

Talenti serb ka kaluar vizitat mjekësore sot me klubin madrilen dhe ka dalë në konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez.

Jovic është prezantuar përkrah menaxherit shqiptar Fali Ramadani që e përfaqëson.

Mijëra tifozë janë mbledhur në stadiumin Santiago Bernabeu për ta mirëpritur sulmuesin që shkëlqeu me Eintracht Frankfurt.

Ramadani njihet si një meanxher shumë i suksesshëm, pasi përveç Jovic ai ka nën menaxhim edhe emra të mëdhenj të futbollistëve si Jovetic, Savic, Rebic, Cengiz Under, Miralem Pjanic dhe tjerë.