Fjalë Kyçe

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë ndeshjen e Ligës së Evropës

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë  ndeshjen e Ligës së Evropës

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues për Europa League, ndërmjet Vaduz (LIE) dhe Breiðablik (ISL), që zhvillohet të enjten në orën 19:00, transmeton Gazetasheshi.com.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave është mbyllur 0:0.

Kësisoj, krahas sukseseve te ekipeve kombëtare, edhe gjyqtarët gjithnjë e më shumë po përfaqësohen me dinjitet në ndeshjet ndërkombëtare, duke e vërtetuar progresin e gjithmbarshëm që ka shënuar futbolli ynë.