Fjalë Kyçe

Kloppi tregon se pse nuk e aktivizoi Shaqirin më shumë këtë sezon

Kloppi tregon se pse nuk e aktivizoi Shaqirin më shumë këtë sezon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë këtë sezon, pasi u transferuan në klub gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Xherdan Shaqiri dhe Fabinho u transferua në Liverpool, pasi skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Shaqiri nuk arriti ta zë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Fabinhos iu desh mjaft kohë për ta arritur këtë gjë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ata kanë arritur ta përforcojnë skuadrën e Liverpoolit dhe së bashku i kanë bërë 70 paraqitje këtë sezon. Fabinho (40 ndeshje) është aktivizuar më shumë sesa Shaqiri (30 ndeshje).

Por, Kloppi beson se, në krahasim me të tjerët, ne ende nuk i kemi parë ata duke performuar në nivelin e tyre më të mirë.

“Lojtarët si Fabinho dhe [Xherdan] Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë Kloppi.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe se ka ende shumë gjëra të mira që do të vijnë”.

Sezoni debutues i Fabinhos dhe Shaqirin – Pesë gjëra që duhet t’i dini:

1. Fabinho u transferua nga AS Monaco për 43.7 milionë funta.

2. Shaqirin u transferua nga Stoke City për 13.5 milionë funta.

3. Fabinho i bëri 40 paraqitje në të gjitha garat, duke i regjistruar një gol dhe dy asiste.

4. Shaqiri i bëri 30 paraqitje në të gjitha garat, duke i regjistruar gjashtë gola dhe pesë asiste.

5. Që të dy pritet të jenë pjesë e skuadrës së Liverpoolit për finalen e Ligës së Kampionëve, më 1 qershor, kundër Tottenhamit.