Fjalë Kyçe

Komisioni i Garave merr vendim për dhunën në ndeshjen Vushtrria – Fushë Kosova

Komisioni i Garave merr vendim për dhunën në ndeshjen Vushtrria – Fushë Kosova

Dueli i fundjavës ndërmjet Vushtrrisë dhe Fushë Kosovës ishte përshkruar me një varg incidentesh, derisa protagonisti kryesor Besart Veseli pritet të marrë gjobën e merituara nga Komisioni Disiplinor.

Mysafirët nga Fushë Kosova ishin ankuar për mikëpritje katastrofale të Vushtrriasve, derisa brenda dhe gjatë fushës së lojës pati incidente të shumta.

Futbollisti vushtrrias Besart Veseli u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes për shkak të shqelmimit në mënyrë brutale të një futbollisti kundërshtar, ndërkohë në listën e disiplinorit ka përfunduar edhe vetë klubi i Vushtrrisë.

Ky është vendimi i nxjerrë nga Komisioni i Garave:

Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria“, Besart Veseli me nr lic 7 dhe nr ID 003130M92 (motivi-pas ndëshkimit me karton të kuq shkelmon lojtarin kundërshtar në mënyrë brutale i cili ishte i shtrirë në tokë në ndeshjen KF Vushtrria – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Vushtrri me datë 21.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes në minutën e 64 një shishe PVC është hedhur në fushë, në minutën e 85-të pas shënimit të golit në fushë ka hyrë një shikues për ta festuar shënimin e golit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.