Fjalë Kyçe

Lazio fitues i Kupës së Italisë

Lazio fitues i Kupës së Italisë

Skuadra e Lazios është fitues i Kupës së Italisë, shkruan Gazeta Alo.

Djelmoshat e Simone Inzaghit e kanë mundur Atalantan në finalen e sontme me rezultatin 2:0.

Golat në këtë sfidë tejet interesante i shënuan Savic dhe Correa.

Fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen direkt në grupet e Ligës së Evropës.

Lazio do të përballet me Juventusin në Superkupën e Italisë. /Gazeta Alo