Fjalë Kyçe

Maqedonasi paralajmëron Kosovën: Kemi mundësi të mëdha ta fitojmë atë ndeshje

Maqedonasi paralajmëron Kosovën: Kemi mundësi të mëdha ta fitojmë atë ndeshje

Maqedonia Veriore nuk arriti të siguronte kualifikimin përmes elimnatoreve, kësisoj do ta kërkojë biletën për Euro 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve – ashtu si edhe Kosova.

Këto dy skuadra do të përballen mes vete në gjysmëfinalet e Ligës D më 26 mars, ku do tentojnë të sigurojnë kualifikimin në Evropian e që do ishte historike.

Veterani maqedon Goran Pandev ka folur rreth takimit me Kosovën mbrëmë pas ndeshjes me Izraelin, përcjell lajmi.net.

Pandev ka theksuar se ‘Dardanët’ kanë një ekip mjaft cilësorë, por e di se kjo gjeneratë e ekipit të Maqedonisë V. e meriton të luajë në Euro.

“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara”.

”E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë Kosovën, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh. Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”.