Fjalë Kyçe

Martohet Sergio Ramos, rregulla strikte për të ftuarit në ceremoni

Martohet Sergio Ramos, rregulla strikte për të ftuarit në ceremoni

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të shkojnë në altar më 15 qershor, në një ceremoni që pritet të mbahet në katedralen e Sevillas, ku pritet të ketë rreth 400 të ftuar.

Çifti Ramos-Rubio janë bashkë që prej vitit 2013 dhe kanë sjellë në jetë edhe 3 fëmijë, ndërsa tashmë kanë vendosur të lidhin bashkë kurorën edhe në kishë.

Por siç raporton e përditshmja “AS”, dasma e Sergio Ramos pritet të bëhet e famshme për rregullat e saj strikte, për të gjithë të ftuarit që pritet të marrin pjesë.

Kështu është vendosur që në ceremoni të ftuarve t’u ndalohet të marrin me vete fëmijët nën 18-vjeç, teksa të vetmit nën këtë moshë, do të jenë fëmijët e çiftit.

Edhe veshja e të ftuarve, do të jetë një rregull i mirë-sanksionuar nga çifti, që gjithashtu ka vendosur të ndalojë edhe prezencën e celularëve, pasi dëshiron të ruajë privatësinë.

Nuk mungon rregulli i çiftit Ramos-Rubio, as sa i përket dhuratave të të ftuarve, të cilëve u është kërkuar që të mjaftohen vetëm me një donacion ndaj UNICEF, organizatë ku drejtues është edhe kapiteni madrilen.