Fjalë Kyçe

Muhamet Dragusha tregon skuadrën favorite për titullin Kampion të IPKO Superligës

Muhamet Dragusha tregon skuadrën favorite për titullin Kampion të IPKO Superligës

Trajneri dhe analist i shquar i futbollit Muhamet Dragusha, në një prononcim për Gazetën Alo, ka parashikuar skuadrën e cila ka gjasa më të mëdha për tu stolisur me titullin Kampion i IPKO Superligës, shkruan Gazeta Alo.

“Tre ekipet e para pothuajse janë të barabarta, Niveli i tre ekipeve është i lartë me lojtarë cilësorë dhe kualitet” ka thënë fillimisht Dragusha.

“Llapi dhe Feronikeli janë skuadra që shënojnë, kanë lojë më të rrjedhshme dhe në bazë të lojës apo aksioneve edhe konkretizojn, ndërsa tek Prishtina është kjo më e vështirë pasi e dijm të gjithë që Traineri Josa është i përkushtuar vetëm në rezultate e jo edhe në lojë të mirë, por të gjithë janë të suksesshëm me punën dhe taktikat që përdorin për qdo ndeshje” ka thënë ish mesfushori kreativ për Gazetën Alo.

“Kampion do të zgjedhet ai ekip i cili do ta menagjoj mirë ekipen në anën psiqike pasi presioni tashmë është i lartë por edhe ai ekip që ka bankën rezervë më të fort, në këtë rast mendoj që Ferronikeli e ka një përparsi pasi në bankën rezervë i mbesin 2-3 lojtarë të njohur të futbolli kosovar që në ekipe tjera do kishin me qenë lider!”, ka përfunduar ish futbollisti me përvojë të jashtëzakonshme në futbollin kosovar Muhamet Dragusha. /Gazeta Alo