Fjalë Kyçe

Ndëshkohet me karton të kuq, Melo befason të gjithë me reagimin e tij

Ndëshkohet me karton të kuq, Melo befason të gjithë me reagimin e tij

Felipe Melo befason botën e futbollit me reagimin e tij.

Felipe Melo ka marrë një tjetër karton të kuq.

Nuk është për t’u befasuar sepse bëhet fjalë për një futbollist i cili shpeshherë ka ditur të përjashtohet nga një ndeshje.

Mirëpo, lajmi kësaj radhe është reagimi i tij, shkruan “Gianluca di Marzio”, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Palmeiras u përjashtua me karton të kuq në minutën e 77-të të ndeshjes.

Por, befasia ndodhi më pas kur ai filloi të qante dhe u desh të ngushëllohej nga bashkëlojtarët derisa po largohej nga fusha në ndeshjen kundër Gremios në Copa Libertadores.