Fjalë Kyçe

Në dyshim e ardhmja e Suarezit te Barça, ja çfarë thotë lojtari

Në dyshim e ardhmja e Suarezit te Barça, ja çfarë thotë lojtari

Denis Suarez sërish ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në Barcelonë.

Agjenti i tij gjatë kësaj javë, deklaroi se “largimi i Suarezit në janari nuk është i mundshëm”, por Denis ka ide të tjera.

Pas paraqitjes së mbrëmshme në Copa del Rey kundër Leonesa, ai tha se është ndier shumë mirë, por Suarez dëshiron të luajë më shumë. 

“Ndjehesha shumë mirë në fushë. Ishte një provim për mua dhe unë mendoj se e kam kaluar këtë test, por të shohim nëse unë do të luaj të shtunën”, tha Suarez për mediet spanjolle.

“Vendimi i fundit është gjithmonë i trajnerit. Nuk kam minuta që kam dashur të kem dhe dua të luaj vetëm”.

“Unë mendoj se jam duke punuar mirë dhe qëllimi im i vetëm është të luaj më shumë”, theksoi ai.