Fjalë Kyçe

‘Pampurat’ japin lajmin e madh për Fushë Kosovën, ky është vendimi i Disiplinorit sipas tyre

‘Pampurat’ japin lajmin e madh për Fushë Kosovën, ky është vendimi i Disiplinorit sipas tyre

Dënimi me heqje të gjashtë pikëve që i kushtoi Fushë Kosovës me rënie në Ligën e Dytë, do të shqyrtohet sërish.

Ndonëse Komisioni Disiplinor i FFK-së ende nuk ka dalë me ndonjë vendim, janë tifozët e klubit, ‘Pampurat’ që kanë dhënë lajmin e madh se vendimi i Komisionit të Garave do të rishqyrtohet.

Fushë Kosova ishte ankuar për padrejtësi në rastin e regjistrimit të ndeshjes me Drenasin dhe dënimin me heqjen e gjashtë pikëve.

Kjo i kushtoi ‘Pampurave’ që ranë nga Liga e Parë. Gjithsesi, të gjithë po e presin me padurim vendimin e Komisionit Disiplinor.