Fjalë Kyçe

PSG me vendim të ri për Neymar

PSG me vendim të ri për Neymar

Paris Saint Germain po mendojnë të vendosin një afat kohor për shitjen e Neymar.

Real Madrid dhe Barcelona do të duhet të rritin përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Neymar, pasi PSG është gati t’i vendos një afat kohor shitjes së brazilianit.

Gjigantët spanjollë janë në një betejë të madhe për të nënshkruar me 27 vjeçarin, i cili dy vite më parë për 222 milionë euro, iu bashkua kampionëve të Francës.

Por, siç raporton ESPN, PSG po mendojnë të vendosin një afat për shitjen e Neymar, përcjell lajmi.net.

Nëse brenda këtij afati nuk arrihet asnjë marrëveshje, PSG do të diskutojë largimin e Neymar nga tregu i transferimeve.