Fjalë Kyçe

Rashica në radarin e gjigantit italian?

Rashica në radarin e gjigantit italian?

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është njëri nga tri opsionet e Milanit për të përforcuar repartin ofanziv.

Prestigjozja italiane ‘Calciomercatoweb’ shkruan se drejtuesit e Milanit tashmë kanë tre opsione për të përforcuar sulmin.

Moise Kean i Evertonit, Allan Saint-Maximin i Newcastle United dhe Milot Rashica i Werder Bremenit thuhet të jenë në radarin e klubit italian.

Tutje, në lajmin e publikuar nga mediumi italian thuhet se njëri nga këta tre mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit ose verës.

Ndryshe, Milot Rashica deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në Bundesligë, teksa vlera e tij besohet të jetë rreth 20 milionë euro.