Fjalë Kyçe

Rashica ‘para’ Lewandowskit dhe Wernerit

Rashica ‘para’ Lewandowskit dhe Wernerit

Milot Rashica ka filluar të lë gjurmë në futbollin gjerman.

Ndonëse Robert Lewandowski po kalon formë të mirë te Bayern Munich ku ka shënuar 27 gola në 20 ndeshje, ylli polak ka mbetur pas Milot Rashicës në një statistike shumë të rëndësishme.

Pas yllit të Kosovës, ka mbetur edhe sulmuesi i Leibzig, Timo Werner.

Bëhet fjalë për statistikën e numrit më të madhe të goditjeve drejt portës kundërshtare.

Rashica është i pari në Bundesligë me mesatarisht 2.11 goditje në portë për ndeshje.

Timo Werner i RB Leipzigut është i dyti me mesatare prej 2,09 goditje, ndërsa Lewandowski i treti me 2,3 goditje për ndeshje.