Fjalë Kyçe

Rron Broja tregon pse zgjodhi Partizanin

Rron Broja tregon pse zgjodhi Partizanin

U kërkua nga shumë skuadra në vend dhe rajon, por karrierën vendosi ta vazhdojë te Partizani i Tiranës.

Rron Broja, 23 vjeçari nga Mitrovica debutoi javën e shkuar me ekipin e Partzanit përballë Qarabag në kuadër të turit të parë kualifikues në Champions.

Ish-reprezentuesi i Kosovës shprehet optimist para duelit kthyes në Baku, teksa çdo rezultat baraz me gola është në favor të kampionëve të ri të Shqipërisë.

Madje, Broja tregon edhe arsyen për të cilën vendosi të transferohej te Partizani, ndërkohë që beson që “demat” mund të mbrojnë titullin kampion në Shqipëri.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë se çfarë force ka Karabaku. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikohemi. Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë. Është skuadër e madhe Partizani, besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampion”, deklaroi Broja për Super Sport.

Broja debutoi në ekipin e Trepçës ’89 vite më parë, teksa fitoi edhe titullin kampion disa vitë më vonë pas aventurave të kaluara në Belgjikë te KAA Gent II dhe ekipi SK Deinze.

Përpara se të transferohej te Partizani, Broja ishte pjesë e Shkupit në Maqedoninë Veriore.