Fjalë Kyçe

Samir Sahiti flet për favoritin kryesor për titullin kampion të Ligës së Parë

Samir Sahiti flet për favoritin kryesor për titullin kampion të Ligës së Parë

Liga e parë vjen në këtë fundjavë me super përballje të javës së 20-të, shkruan GazetaAlo.

Skuadra e Vëllaznimit udhëton në kryeqytet për tu përballur me skuadren e Ramiz Sadikut.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për skuadren gjakovare në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur futbollisti i mirënjohur kosovar, Samir Sahiti.

“Ndeshja me Ramiz Sadikun do të jetë e vështirë, por ne do të kthehwmi me pikë të plota nga kjo sfidë”, ka deklaruar fillimisht Samir Sahii.

Sahiti më tej ka folur edhe për favoritin kryesor për inkuadrimin në IPKO Superligë.

“Mendoj se është shum e vështir të themi skuadrat që do të inkuadrohen direkt, në Superligë”.

“Vushtrria ka përparsi por ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Ne do të luftojmë për vendin e dytë dhe besoj se do ta arrijm qëllimin për inkuadrim në IPKO Superligë pa barazh”, ka deklaruar Samir Sahiti për Gazetën Alo.