Fjalë Kyçe

Shaqiri deklarohet rreth interesimit të Galatasaray

Shaqiri deklarohet rreth interesimit të Galatasaray

Xherdan Shaqiri ka thënë se Galatasaray nuk ka bërë ende asnjë ofertë për shërbimet e tij.

Anësori me prejardhje nga Kosova, ndonëse nuk e ka të madh në fushë kontributin, vazhdon të fitoi tituj me Liverpoolin.

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit, të mërkurën në mbrëmje fitoi Superkupën e Evropës me Liverpoolin, duke e mundur Chelsean në finale.

Pas ndeshjes, Shaqiri është pyetur për spekulimet që e lidhin me një kalim në Turqi te Galatasaray.

“Galatasaray deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mua. Turqia është një vend ku ia vlen të jetohet. Ka interesim të madh për futbollin dhe ka ekipe kualitative”, ka deklaruar Shaqiri.

“Por, jam i lumtur që luajë në Ligën Premier. Natyrisht, nuk e di çfarë do të na sjell e ardhmja. Për momentin jam këtu, jam pjesë e Liverpoolit”, pohoi Shaqiri, i cili shpreson që edhe vitin e ardhshëm të vjen në shtetin turk.