Fjalë Kyçe

United sërish dëshpëron, mezi nxjerr një barazim si vendës

United sërish dëshpëron, mezi nxjerr një barazim si vendës

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur vetëm deri te barazimi i gjashtë në këtë edicion në Premier Ligë, pasi sonte para shikuesve të vet arriti të nxjerrë vetëm një barazim.

Aston Villa u tregua një ‘arrë e fortë’ për të përzgjedhurit e Ole Solskjaer në ndeshjen e xhiros së 14-të, duke ardhur në epërsi qysh në minutën 11 me golin e Grealish.

Heaton barazoi shifrat në 1:1 me autogolin e shënuar tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Manchester United në pjesën e dytë erdhi për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje me golin e Lindelof në minutën 64, por gëzimi i futbollistëve vendës nuk zgjati më shumë se dy minuta pasi Mings shënoi gol, për t’i siguruar kështu një pikë të madhe skuadrës së tij.

Pas këtij barazimi, United është në pozitën e nëntë në tabelë me 18 pikë, ndërsa Aston Villa ndodhet në vendin 15 me 15 pikë, transmeton KosovaPress.