Fjalë Kyçe

Vritet ish-luftëtari i UFC-së

Vritet ish-luftëtari i UFC-së

UFC ka marr një lajm të trishtë.

Sporti i arteve marciale, që zyrtarisht njihet me emrin UFC, ka marr një lajm të hidhur.

Rodrigo de Lima, ish-luftëtari i arteve marciale ka mbetur i vrarë, pas një zënke që kishte me një taksist, përcjell lajmi.net.

Luftëtari i peshës Welter Michel Prazeres është shprehur për MMA Fighting se 26-vjeçari Lima ishte në taksi me disa miq kur filloi zënka me shoferin.

Shoferi thuhet të ketë ndalur makinën, vazhdoi konfrontimet me luftëtarin, u largua dhe u rikthyer për ta përplasur me makinë.

De Lima ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Sipas raporteve policia është akoma në kërkim të shoferit.

“Monstro” ka luftuar dy herë në UFC në vitin 2014 dhe 2015, duke humbur ndaj Magny dhe Escudero.