Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës më në fund e zbulon të dashurën

Ylli i Kosovës më në fund e zbulon të dashurën

Arbër Zeneli më në fund e ka shfaqur publikisht të dashurën e tij, duke e publikuar një fotografi përkrah saj në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, ylli i ekipit kombëtar të Kosovës Zeneli dha sinjale për herë të parë se kishte nisur një lidhje dashurie, duke publikuar fotografi me tashmë të dashurën e tij, por pa ia zbuluar fytyrën

Anësori i Stade de Reims, megjithatë, sot e ka publikuar një fotografi tjetër me të dashurën e tij, emri i të cilës nuk është i njohur, ku ata shihen me fytyra të buzëqeshura dhe plot dashuri.

“Gruaja ime, të dua!” është mbishkrimi i shkurtër por i qartë i Arbërit mbi këtë fotografi.