Fjalë Kyçe

Studimi gjerman: Gjysma e pacientëve me COVID-19 që ishin në respirator ndërruan jetë

Studimi gjerman: Gjysma e pacientëve me COVID-19 që ishin në respirator ndërruan jetë

Një nga pesë pacientë që ishin të shtruar kohët e fundit në spitalet e Gjermanisë ishin të prekur nga koronavirusi gjersa shkalla e vdekjes është rritur në 53 për qind tek personat që ishin në respirator, tregoi një studim.

Këto të dhëna janë marrë nga gjithsej 10 mijë pacientë që qëndrojnë në 930 spitale gjermane midis 26 shkurtit dhe 19 prillit që u analizuan nga Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësi Emergjente, Universiteti Teknik i Berlinit dhe një degë e grupit të sigurimeve shëndetësore AOK, WidO, shkruan local.de

Pacientët meshkuj të shtruar në spital kishin një vdekshmëri më të lartë se femrat, me 25 kundrejt 19 për qind, ndërsa pacientët e moshuar ishin dukshëm më të prekshëm dhe 27 për qind e pacientëve në të 70-at e tyre vdiqën, dhe 38 për qind e atyre mbi 80 nuk arritën të shërohen, transmeton Telegrafi.

“Shkalla e lartë e vdekshmërisë tregon qartë se një numër relativisht i madh i pacientëve me sëmundje të rëndë janë trajtuar në spitale”, tha Juergen Klauber, drejtor i WidO-së.

“Një rrjedhë e tillë serioze e sëmundjes ka prekur më së shumti njerëz të moshuar dhe njerëz, shëndeti i të cilëve tashmë është kompromentuar, por gjithashtu ka ndodhur edhe me pacientët më të rinj”, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksione të reja.

Nga 10.021 pacientë, 1,727 ishin vendosur në një respirator. Dhe ndërsa burrat u vunë në respirator dy herë më shpesh, vdekshmëria u shpërnda në mënyrë të ngjashme midis gjinive, raporton studimi.

Me sezonin turistik në zhvillim, zyrtarët shtetëror gjermanë kanë filluar të shqetësohen pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet gjatë javëve të fundit.

Ndryshe, Gjermania deri më sot ka regjistruar gjithsej 206.926 të infektuar dhe 9,128 të vdekur si shkaktar COVID-19.