Fjalë Kyçe

Studimi i fundit: Ky ilaç mund të zhduk Covid-19 nga mushkëritë brenda ditësh

Studimi i fundit: Ky ilaç mund të zhduk Covid-19 nga mushkëritë brenda ditësh

Ky studim i ri ka zbuluar se si koronavirusi i ri SARS-CoV-2 kontrollon metabolizmin dhe se cili medikament i aprovuar nga agjencia amerikane e medikamenteve mund ta ndaloj këtë proces, transmeton Gazeta Metro.

Studimi i ri i hulumtuesve nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit dhe Qendra Mjekësore Mount Sinai në New York besojnë se ata mund të zbresin rrezikun e Covid-19 në diçka hiç më shumë se një ftohjeje zakonshme.

Hulumtimi i profesorëve Ya’acov Nahmias dhe Benjamin tenOever ka zbuluar se medikamenti i aprovuar tanimë Fenofibrate mund të ulë aftësinë e riprodhimit të SARS-CoV-2 apo edhe të zhdukë atë tërësisht.

“Viruset janë parazitë” Nahmias i shpjegoi gazetës izraelite The Jerusalem Post. “Ata nuk mund të shumëfishojnë vetveten. Ata mund të krijojnë viruse të reja. Ata duhet të hyjnë brenda qelizës njerëzore e pastaj ta rrëmbejnë atë qelizë.”

Ya’acov Nahmias dhe Benjamin tenOever kanë kaluar tre muajt e fundit duke studiuar se si ndikon SARS-CoV-2 në qelizat e mushkërive njerëzore. Atë që e zbuluan ishte se koronavirusi i ri e ndalon djegien rutinë të karbohidrateve, që rezulton në sasi të mëdha të yndyrave të akumuluara brenda qelizave të mushkërive- kusht që ju duhet atyre për t’u shumuar.

“Duke kuptuar se si SARS-CoV-2 kontrollon metabolizmin tonë, ne mund të marrim prap kontrollin nga virusi dhe t’i ndalojmë atij kushtet që i duhen për të mbijetuar” tha Nahmias, duke theksuar se kjo po ashtu mund të shpjegoj se përse pacientët me nivel të lartë të sheqerit e kolesterolit në gjak janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj Covid-19.

Ekipi pas kësaj kishte shqyrtuar një panel të tetë medikamenteve tanimë të aprovuara nga agjencia federale amerikane e medikamenteve që do të mund të pengonin aftësinë e shumimit të virusit. Fenofibrate nxitën qelizat të djegin yndyrat, tha Nahmia. Rezultati ishte se virusi u zhduk gati tërësisht brenda pesë ditëve të trajtimit.

Eksperimenti i kryer në të dy laboratorët, si në Izrael dhe në SHBA, ishte përsëritur disa herë me mostra nga qeliza të mushkërive të ndryshme. Nahmias tha se ka indikacione serioze se eksperimenti mund të përsëritet në laboratorë tjera.

Ekipi po vazhdon tani në hulumtime në kafshë në New York dhe shpreson se përshpejtimi i procesit tek studimet klinike në Izrael dhe në SHBA brenda disa javësh, pasi medikamenti i testuar tani është i dëshmuar si i sigurt.

Studimi pritet të publikohet këtë javë Cell Press. Ky hulu8mtim po financohet nga Këshilli i Hulumtimeve Europiane, Fondacioni Nikoh, dhe Fondacioni Sam and Rina Frankel.