Fjalë Kyçe

Studimi i fundit: Stresi mund t’ju ‘dhurojë’ më shumë kalori se dy hamburgerë

Studimi i fundit: Stresi mund t’ju ‘dhurojë’ më shumë kalori se dy hamburgerë

Paratë, puna dhe përgjegjësitë e familjes janë tre arsyet kryesore pse gratë ndihen të stresuara

Një studim nga Universiteti Yale zbuloi se ky stres mund të jetë edhe më shqetësues se sa duket, pasi jo vetëm që mund të prekë mendjen e njerëzve, por edhe shëndetin e tyre fizik, shkruan “Psychology Today”.

Ka disa arsye pse stresi mund t’ju shëndoshë më shumë se sa konsumimi i dy hamburgerëve.

Si ndikon stresi në rritjen e numrit të kalorive

Një grup ekspertësh nga Universiteti Yales tudiuan lidhjen mes ngjarjeve stresuese dhe ndryshimeve në peshë tek njerëzit dhe zbuluan se kjo marrëdhënie nuk ishte edhe aq pozitive.

Stresi dhe ankthi, jo vetëm që dëmtojnë trupin e njeriut, por edhe e inkurajojnë atë që të fitojë peshë në mënyrë të pakontrollueshme.

Roli i hormoneve

Ky studim zbuloi se episodet e stresit shkaktojnë një rritje të niveleve të kortizolit.

Kjo tepricë e kortizolit, e vendosur në zonat e ruajtjes së gjakut dhe ato të dhjamit, përkthehet në gjenerimin e rreth 300 kalorive, që është afërsisht i njëjti numër me nivelin e kalorive që kanë dy hamburgerë.

Ku shkon kjo yndyrë shtesë?

Sipas një studimi të kryer nga ekspertë nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, gratë që janë të stresuara dhe konsumojnë ushqime me shumë kalori dhe yndyra, ruajnë yndyrë rreth belit të tyre.