Fjalë Kyçe

Studimi! Martesa ua bën më të lehtë lënien e cigares

Studimi! Martesa ua bën më të lehtë lënien e cigares

Lidhja midis martesës dhe shëndetit të mirë është shumë e qartë. Më pak e qartë është nëse martesa është ajo që e shkakton shëndetin e mirë apo e kundërta; njerëzit e shëndetshëm kanë më shumë gjasa që të martohen, shkruan The Economist. Një grup kërkuesish në Universitetin e Autonoma e Barcelonës, studiuan të dhënat midis moshës 20 dhe 64 në mënyrë që të gjenin se në çfarë mënyre kjo lidhje vepron. A i bën martesa njerëzit më të lumtur?

Ata gjetën se hendeku i raportuar midis njerëzve të martuar dhe beqarëve qëndron pas kontrollit të gjërave si të ardhurat, mosha dhe raca, dhe që kjo rritet me kalimin e kohës, 3% në moshat më të reja dhe arrin në 12% në moshat midis 55 dhe 59 vjeç. Tjetër, ata vëzhguan shëndetin e individëve gjatë gjithë kohës, për të kuptuar nëse është e lindur apo e përhershme. Kjo iu mundësoi kërkuesve të kuptonin faktin që individët me fizik dhe personalitet, lidhur dhe me gjenet e mira, kanë më shumë gjasa që të martohen. Në moment që llogaritet dhe ky fakt, hendeku i shëndetit midis të martuarve dhe beqarëve zhduket nën moshën 39 vjeç. Kjo tregon se martesat nuk kanë asnjë efekt mbi shëndetin kur njerëzit janë të rinj. Në fakt, është e kundërta, të dhënat tregojnë se shëndeti i lindur rrit mundësitë për të gjetur shpirtin binjak.

Por, pamja është e ndryshme për njerëzit më të vjetër në moshë. Ka një hendek prej 6 pikë përqindje midis të martuarve dhe të pamartuarve midis moshave 55 dhe 59 vjeç, një diferencë që nuk mund të shpjegohet me shëndetin e lindur, transmeton abcnews.Kërkuesit dolën në përfundimin se me kalimin e kohës, martesa duket se shton dozën e saj të shëndetit në një marrëdhënie, diçka që ato e pagëzuan si “efekti mbrojtës”.

Si mund të ndikojë kjo tek puna? Siguracionet janë një faktor, të paktën në Amerikë, beqarët kanë më pak gjasa që të paguajnë sigurimet shëndetësorë dhe shoqërore se sa çiftet. Por, një tjetër faktor mund të jetë si pasojë e sjelljeve.

Martesa duket se inkurajon sjelljet e shëndetshme, një beqar ka 13% më shumë mundësi të heqë dorë nga duhani në rast se ai/ajo martohet. Të martuarit kanë më shumë gjasa së të pamartuarit që të bëjnë kontrolle parandaluese shëndetësore gjatë kushteve të caktuara. Rreth 6% më shumë kanë gjasa që të kontrollojnë kolesterolin apo të bëjnë një ekzaminim të prostatës apo të gjirit në moshën 50 deri në 54 vjeç. Kështu që herën tjetër që bashkëshorti/ja juaj do t’iu nxisë të shkoni tek doktori, falënderojeni. Të qenit i martuar është mirë për shëndetin tuaj.