Fjalë Kyçe

Sugjerimi i ri nga Barcelona, ja si mund të ndikojë ilaçi për krimbat parazitarë ndaj koronavirusit

Sugjerimi i ri nga Barcelona, ja si mund të ndikojë ilaçi për krimbat parazitarë ndaj koronavirusit

Teksa e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, shkencëtarët vijojnë punën për të gjetur një ilaç efektiv kundër sëmundjes ndërsa janë prodhuar vaksinat e para.

Fushata e vaksinimit e koronavirusit po zhvillohet në të gjithë botën me vaksinat e miratuara Pfizer/BioNTech dhe Moderna, por komuniteti shkencor po kërkon ‘armë’ për pandeminë ose të paktën të parandalojë përhapjen e sëmundjes.

Një studim nga Spitali Universitar i Navarre dhe Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë zbuloi “ivermektinën”, një ilaç i zhvilluar gjatë viteve 1970. Në provat e para ka treguar se mund të ndikojë tek kohëzgjatja e simptomave në trupin e njeriut.

Sugjerimi për të përdorur ivermektinën dhe azotrimicinën për të trajtuar pacientët me koronavirus ka shkaktuar polemika, shkruajnë mediat e huaja. Por fizikantja Olivia Lopez siguroi se arrin ti kundërpërgjigjet koronavirusit, ndonëse ende nuk është rekomanduar përdorimi i saj.

Ivermektina është një medikament kundër krimbave parazitarë. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) , tabletat ‘Ivermektin’ janë aprovuar për përdorim tek njerëzit për trajtimin e disa krimbave parazitarë të njohur si (strongyloidiaza dhe onkocerkoza).

Me shfaqjen e koronavirusit, disa mjekë kanë sugjeruar përdorimin e tij, pasi efektiviteti nuk është vërtetuar në të gjitha fazat.